Soros jep alarmin: BE po shkatërrohet, Rusia ka rilindur

Në një interviste të dhënë për “Financial Times” miliarderi George Soros ka deklaruar se Bashkimi Evropian është në buzë të shkatërrimit ndërsa  Rusia është tani fuqia e rilindur
Soros në intervistën e tij ka folur edhe për sulmet ndaj tij dhe fondacionit që ai drejton “Shoqëria e Hapur” degë e së cilës ndodhet edhe në vendin tonë, dhe ka deklaruar se këto sulme nuk ndryshojnë aspak axhendën e tij liberale.
“Për mua është e gjitha një déjà vu, me një ndryshim të madh, ideologjia dominuaes në botë sot është nacionalizmi.
Është BE-ja institucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur, bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.
Sorosi ka komentuar edhe lidhjet e tij po qeveritë e shteteve ku ka degë të fonacionit të tij, dhe ka marrë si shembull Gjeorgjinë dhe Presidentin Shakazhvill që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.
“Mora një mësim të dhimbshëm, që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai.
Miliarderi në intervistë ka deklaruar gjithashtu se do të vazhdojë të jetë në krye të bordit edhe për 5 vite të tjera, ose, aq sa shëndeti e lejon./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*