U lidh me nxënësin, Brigitte Macron humbi gjithë miqtë, të tjerët e pështynin

Zonja e Parë e Francës, ka qenë në qendër të vëmendjes që prej vitit të kaluar, kur bashkëshorti i saj Emmanuel Macron, u zgjodh si President. Por, përveç diferencës së tyre në moshë, shumë pak dihen për jetën e Brigitte Macron.

Por, përgjigjet e shumë të interesuarëve marrin fund, pasi sapo është botuar biografia e parë, e shkruar nga Maëlle Brun. Në libër tregohen disa detaje tronditëse, sa i takon jetës së 64 vjeçares, kur vendosi të lidhej me Emmanuel, i cili në atë kohë ishte nxënësi i saj. Në atë kohë, ajo ishte e martuar me një bankier dhe vinte nga një familje e pasur.

Sipas biografisë, Brigitte ishte 39 vjeçe, kur u dashurua me 15 vjeçarin, Emmanuel. Edhe pse të qenurit në një lidhje në moshë 15 vjeçare në Francë, nuk është shkelje ligji, përsëri marrëdhënia e tyre u paragjykua. E gjitha lagjja i trajtoi prindërit e Brigitte si “të kishin murtajën”, pështynin në derën e shtëpisë dhe dërgonin letra ku dënonin sjelljen e vajzës së tyre.

Ky është momenti kur Brigitte, puth në faqë Macronin, pasi ai luajti në mënyrë të shkëlqyer një vepër

Por, paragjykimet nuk erdhën vetëm prej komshinjëve, edhe prej shoqërisë së Brigitte. Një shoqë e saj thotë se, ajo i humbi të gjithë miqtë e vetë, pasi ishte në lidhje me një adoleshent, shkruan Dritare.net.

“Miqtë me të cilët Brigitte ka shkuar në pushime, u zhdukën brenda natës. Ata nuk donin më t’i flisnin apo të shoqëroheshin me të.”

Shkrimtari një pjesë të rëndësishme të librit, ia ka dedikuar intervistave me ish-nxënësit e Brigitte, kur ajo ishte mësuese e dramës. Dhe shumë prej tyre e kanë cilësuar si një mësuese shumë pasionante.

“Më kujtohet njëherë kur ishim duke studiuar konceptin e pasionit dhe ajo me një entuziazëm të paparë më parë, na thotë se duhet ta kënaqim veten herë pas here. Ajo kishte një dhunti, për të na bërë ne më të çlirët,”- thotë një ish-nxënëse.

Në libër konfirmohet edhe historia se Emmanuel Macron ka shkruar një novelë erotike, kur ishte adoleshent. Një thashethem, i cili u vërtetua nga fqinji i atëhershëm i Brigitte, i cili punonte si daktilografist.

“Unë e njihja Emmanuel nga lagjja dhe një ditë ai më kërkon që të shtypja një libër me 300 faqe, të cilin ai sapo e kishte shkruar. Ishte një novelë e guximshme dhe pak pikante. Sigurisht që emrat nuk ishin njësoj, por mendoj se ai kishte shprehur ato çka po përjetonte në ato kohë,”- transmeton Dritare.net

Përveç përshkrimit të detajeve mbi jetën intime, në libër autori tregon edhe një ngjarje prekëse që i ka ndodhur Brigitte, në 1961. Ajo ka humbur motrën e saj të madhe, në një aksident me makinë, së bashku me bashkëshortin dhe djalin 6 vjeçar. Kjo fatkeqësi pati një impakt të madh tek Brigitte, e cila si rezultat, ndërtoi një guaskë mbrotje për veten./a.f/Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*