Zbulohen detaje të reja: Pronari i makinës nga e cila u vra Ivanoviҫ ndodhet në Serbi

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Oliver Ivanoviҫ, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për veri, Besim Hoti ka thënë se pronari i fundit i makinës është nga Serbia.


“Ende nuk dihet se çfarë kombësie është pronari i fundit i veturës. Këto informacione i kanë vetëm hetuesit policor. Ata po i bëjnë hetimet sipas përgjegjësisë që kanë marrë nga prokurori në këtë rast”, ka thënë Hoti.
Gjetja e pronarit të makinës, dhe marrja e tij në pyetje nga prokuroria mund të ҫojë në gjurmët e personave të cilët kanë vrarë Ivanonoviҫ./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*