Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

A i vrau Ali Pasha ndërtuesit e kalasë së Porto Palermos?!

A i vrau Ali Pasha ndërtuesit e kalasë së Porto Palermos?!

Fotoreporteri britanik Robert Hackman hyri brenda Kalasë se Ali Pashës dhe e tregoi në dokumentarin e DritareTV. Ai tregon si ishte dikur kalaja, kur e vizitoi rreth 20 vjet më parë dhe sot që po vizitohet nga mijëra turistë. Fotoreporteri flet për mitet që thuhen për kalanë, kush e ndërtoi venecianët apo Ali Pasha, si i vrau Ali Pasha inxhinierët që rinovuan kalanë, dhuratën për gruan ortodokse, strehimin e britanikëve në këtë kala gjatë Luftërave Napoleonike dhe shumë të tjera.

"Një nga historitë e bashkangjitura me kalanë është se dy inxhinierë francezë e ndihmuan Ali Pashën për ta rinovuar. Pas përfundimit të rinovimit ai i vrau të dy, ndoshta për të mbrojtur ndonjë sekret në lidhje me të. Por ndoshta kjo histori është një mit dhe është thënë më shumë për të treguar për pamëshirshmërinë e Ali Pashës sesa për përpjekjen për të mbajtur sekretet e kësaj kështjelle.", tregon fotoreporteri britanik./K.C/dritare.net