Dukesha e Kembrixhit sot mbush 40 vjeç. Është një ditëlindje historike për këdo, por veçanërisht për Kate Middleton, e cila tani ka kaluar një dekadë si pjesë e familjes mbretërore dhe si një personazh i famshëm global.
Këto tre fotografi të reja të Dukeshës së Kembrixhit janë publikuar në ditëlindjen e saj të 40-të. Në foto portretet, e realizuara nga fotografi i modës Paolo Roversi, Dukesha është e veshur me fustane të ndryshme Alexander McQueen.
Historia ka vërtetuar se martesa në monarki dhe më pas qëndrimi në të, nuk është një punë e lehtë. Princesha Diana dhe Dukesha e Jorkut nuk e patën të lehtë. Ndërkohë, Duka dhe Dukesha e Sussex zgjodhën të largoheshin. Megjithatë, në njëfarë mënyre, Kate Middleton jo vetëm që ka mbijetuar, por ka ‘lulëzuar’.
Sipas YouGov, ajo ka mbajtur një vlerësim pozitiv pozitiv të qëndrueshëm nga viti 2012 deri në vitin 2021. Në vitin 2019, Mbretëresha Elizabeth i dha asaj çmimin prestigjioz Dame Grand Cross të Urdhrit Mbretëror Victorian./L.F-dritare.net