Na ndiqni edhe në

Bota

Agjencia Evropiane e Barnave aprovon vetëm një vaksinë për përdorimin te fëmijët!

Agjencia Evropiane e Barnave aprovon vetëm një vaksinë për

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka aprovuar përdorimin e vaksinave antikovid të kompanisë Moderna për fëmijët e grupmoshës 12-17 vjeç.

Moderna është e para kompani që merr rekomandimin e EMA për t’u përdorur tek individë nën moshën 18 vjeç, ndërkohë që është duke verifikuar sigurinë dhe efektshmërinë e vaksinave të tjera të prodhuara në perëndim për këtë grupmoshë.

Vendimi për certifikim ka ardhur pasi vaksina është testuar tek 3700 fëmijë, prej nga rezultoi se organizmi i të miturve reagonte po njësoj si të rriturit në marrjen e vaksinës.

Ndërkohë, kompania Pfizer ka marrë dritën jeshile për t’u përdorur tek të rinjtë në Amerikën e Veriut, por mbetet për t’u parë nëse EMA do e rekomandojë.

Marrja e vaksinave nga adoleshentët dhe fëmijët shihet me më shumë skepticizëm sesa procesi i vaksinimit në tërësi, teksa koronavirusi rrezikon pak këtë grupmoshë dhe risku i marrjes së vaksinës shihet statistikisht më i lartë sesa kontraktimi i virusit./M.T/dritare.net