Akùzat për korrùpsion/ Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dënohet me bùrg
Dritare.net
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy dhe dy ish-bashkëpunëtorë të tij janë dënuar me tre vjet bùrg, për korrùpsion. Sarkozy u shpall fajtor pasi u përpoq të korrùptojë një magjistrat, Gilbert Azibert, duke i ofruar një punë prestigjioze në Monako, në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal në partinë e tij. Ish-avokati i Sarkozy, Thierry Herzog dhe Azibert morën të njëjtën dënim. Sarkozy mund ta kalojë dënimin në shtëpi, megjithëse pritet që ai ta apelojë vendimin.
Sarkozy pritet të dalë në gjyq edhe për një çështje tjetër, e cila lidhet me Bygmalion. Sarkozy akuzohet për mashtrim në fushatën presidenciale të 2012-ës. Ai shërbeu si president që nga viti 2007, por nuk ia doli të rizgjidhet në 2012-ën./K.C/dritare.net