Ashton Kutcher rrëfen sëmundjen e rrallë: Më la të verbër dhe të shurdhër!
Dritare.net
Aktori i njohur, Ashton Kutcher ka rrëfyer se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.
“Rreth dy vite më parë, kisha një formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që ma mori shikimin, dëgjimin, dhe gjithë ekuilibrin tim”, ka thënë 44-vjeçari në një prononcim, sipas The Gaurdian.
Aktori i famshëm hollivudian ka thënë se i është dashur rreth një vit për të rikthyer secilën nga ndjesitë.
Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhjes së gjakut. Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre sulmojnë së paku një organ.
“Nuk i vlerëson gjërat derisa i humb. Derisa thua: Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të eci sërish. Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë tutje ylli hollivudian, i cili tashmë është rikuperuar nga kjo gjendje.