Cameron Diaz: Kam punuar si transportuese droge përpara se të behesha e famshme!
Dritare.net
Aktorja dhe modelja amerikane Cameron Diaz ka rrëfyer se mund të ketë punuar si transportuese droge në Marok përpara se të bëhej e famshme.
Pasi u transferua në kryeqytetin francez Paris nga vendlindja e saj në Kaliforni në fillim të viteve 1990, ajo nuk ishte në gjendje të siguronte një punë modelingu për një vit të tërë.
"Unë isha atje një vit të plotë dhe nuk punova një ditë. Nuk mund të gjeja një punë. Më pas gjeta një punë, por tani që e mendoj mund te jem përdorur si një transportuese për të dërguar drogë në Marok”, tha ajo.
Ajo u dërgua në Marok me një valixhe të mbyllur, për të cilën iu tha se ishte e mbushur me rroba që do të përdorte për të modeluar.
"Ishte përpara TSA (Administratës së Sigurisë së Transportit). Ishte si fillimi i viteve '90. Ata më dhanë një valixhe që ishte e mbyllur që kishte 'veshjet' e mia në të", tha ajo.
Kur u mor në pyetje nga autoritetet e emigracionit, ajo përfundoi duke pranuar se valixhja nuk mund të hapej sepse nuk ishte e saj.
“Atëherë mendova: unë jam një vajzë me flokë bjonde dhe me sy blu në Marok, janë vitet '90, kam veshur xhinse të grisura dhe çizme me platformë, dhe kjo është një situatë vërtet e pasigurt. Kjo ishte puna ime e vetme që kam marrë ndonjëherë në Paris," shpjegoi ajo.
Menjëherë pas incidentit, karriera e Diaz u ngrit në qiell pasi ajo luajti në filmin hit The Mask, i publikuar në vitin 1994, ndërsa ajo jetonte ende në Paris./M.K/dritare.net