Dashuri në karantinë/ Pamela Anderson martohet me truprojën e saj!
E Enjte 28 Janar 2021, 11:11
Dritare.net
Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, pasi u dashuruan gjatë karantinës. Ajo ka lidhur kurorë për herë të katërt, në një ceremoni private në prag të Krishtlindjeve. Fotot e saj, me fustanin e nusërisë dhe buqetën e trëndafilave rozë, po bëjnë xhiron e rrjetit. Aktorja ka deklaruar se u takua me truprojën e saj gjatë karantinës së kòronavìrusit dhe prej asaj kohe nuk janë ndarë për asnjë moment. Nga ana tjerër, ajo dy ditë më parë postoi një foto në Instagram, ku shkruante se po largohej nga të gjitha rrjetet sociale./M.M-dritare.net