Familja e Kate Middleton gjen mënyrën më speciale për të zbukuruar pemën e Vitit të Ri
Dritare.net
Qytetarët e Kembrixhit kanë nisur zbukurimet për këtë sezon festash, madje edhe në mes të pandemisë së koronavirusit. Kjo traditë festive në familjen Middleton duket se do të zhvillohet “online” kësaj here. Carole Middleton, nëna e Kate dhe Pippa Middleton ka zbuluar se një nga aktivitetet e preferuara të familjes, atë të zbukurimit të pemës së Krishtlindjes e cila do ta realizojë ndryshe këtë vit.
Ajo ka treguar se si familja e saj do të “mblidhej” ndryshe gjatë pushimeve këtë vit, me një postim në “Instagram” të shpërndarë në faqen zyrtare të kompanisë së saj të planifikimit të festave.
“Ne mund të mos jemi në gjendje të bashkohemi, por pas një viti si 2020-ta, duhet të kujtojmë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme këtë Krishtlindje. Për mua, ajo që ka vërtet rëndësi është që familja ime të ndihet e lidhur. Unë normalisht i lejoj nipërit dhe mbesat e mia të më ndihmojnë të zbukuroj pemën. Këtë vit, unë do t’i marr në telefon me video për të vendosur se cili zbukurim duhet të vendoset në pemë dhe kjo do të na lidhë bashkë.”, shkruan mamaja e Kate në llogarinë e saj.
Middleton vazhdoi, duke përmendur se si ky sezon i ardhshëm i festave po ndihmon t'i sjellë asaj një ndjenjë gëzimi në mes të një viti kaq të vështirë./M.M/dritare.net