Fejohet aktorja e famshme turke, duket përrallore me rozë!
E Martë 28 Qershor 2022, 21:09
Dritare.net
Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fejuar me partnerin e saj, këngëtarin Oguzhan Koç. Çifti ka mbajtur një ceremoni fejese me njerëzit e tyre të dashur.
Demet kishte veshur një fustan të gjatë rozë dhe dukej shumë elegante, ndërsa flokët i kishte kapur dhe kishte vendosur një makeup minimalist. Ngjyra rozë dukej se ishte tema e dekorimit.
Në festën pas ceremonisë, Demet veshi një fustan të bardhë të shkurtër dhe dukej e mrekullushme.
Demet dhe Oguzhan kanë 2 vite së bashku./M.K/dritare.net