Foto/ Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik që nga funerali i princit Philip
E Mërkurë 21 Prill 2021, 20:08
Dritare.net
Princi William dhe Kate Middleton u shfaqën sot në publik, vetëm disa ditë pas funeralit të princit Philip. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit vizituan kadetët ajrorë në Londrën Lindore.
Duka i Edinburgut ishte Komandant Nderi i Përgjithshëm për Korpusin e Trajnimit Ajror për 63 vjet përpara se të kalonte patronazhin ushtarak te Kate në 2015-ën kur ajo u bë komandante nderi.
Duke qenë se zia vazhdon, Kate ishte veshur me të zeza. Ajo kishte veshur një pallto të zezë, çantë dhe këpucë në po të njëjtën ngjyrë./K.C/dritare.net