Na ndiqni edhe në

Bota

Gana vendi i parë në botë, që merr vaksína përmes Còvax

Gana vendi i parë në botë, që merr vaksína

Gana është vendi i parë që merr vaksínat e koronavírusit përmes Còvax. Këtë të mërkurë mbërritën në Akra 600,000 doza të vaksínës së AstraZenekës. Të parët që do ta bëjnë vaksínën janë punonjës të kujdesit shëndetësor. Skema Còvax synon të zvogëlojë ndarjen mes vendeve të pasura dhe kombeve më të varfra, që nuk mund ta blejnë vaksína. Programi po planifikon të japë rreth dy miliardë doza vaksínash në të gjithë globin, deri në fund të vitit. Gana, e cila ka një popullsi mbi 30 milionë, u zgjodh si marrësja e parë e vaksínave falas pasi premtoi shpërndarje të shpejtë dhe plotësoi kriteret e vendosura nga Còvax. Vaksínimi në Gana pritet të fillojë javën e ardhshme dhe përparësi kanë punonjësit e sistemit shëndetësor, ata mbi 60 vjeç, njerëzit me probleme shëndetësore dhe zyrtarë të lartë. /K.C/dritare.net