Na ndiqni edhe në

Bota

Harris: Unë i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën!

Harris: Unë i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën!

Në fjalimin e humbjes Kamala Harris thotë se e pranon rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

"Unë e di që njerëzit po ndiejnë dhe po përjetojnë një sërë emocionesh tani. E kuptoj."
Por ajo shton, “ne duhet të pranojmë rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, dhe konfirmon se ka folur me Trump dhe e ka uruar për fitoren e tij.
Ajo gjithashtu thotë se i tha atij se do të angazhohen në një "transferim paqësor të pushtetit" dhe ajo do të ndihmojë në këtë proces.
"Një parim themelor i demokracisë është pranimi i rezultateve.", shton ajo. Kjo e dallon demokracinë nga tirania, thotë Harris.

“Në kombin tonë, ne i detyrohemi besnikërisë jo një presidenti apo partie, por Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara dhe besnikërisë ndaj ndërgjegjes dhe Zotit tonë”, thotë Harris.
“Besnikëria ime ndaj tyre është arsyeja pse them, ndërsa i pranoj këto zgjedhje, nuk e pranoj luftën që nxiti këtë fushatë."
Harris thotë se lufta për "lirinë, mundësitë, drejtësinë dhe dinjitetin e të gjithë njerëzve" përfaqëson idealet që pasqyrojnë Amerikën në më të mirën tonë.", vazhdoi ajo./K.C/dritare.net