Dy javë më parë humbi foshnjën/ John Legend prek me postimin për gruan: Kam frikë nga forca jote!
Dritare.net
Rreth dy javë më parë, modelja e famshme, Chrissy Teigen abortoi foshnjën për shkak të gjakderdhjes. Fotot e Chrissy-t me foshnjën e pajetë në krahë, ato nga salla e operacionit bënë xhiron e rrjetit, madje shumë e kritikuan modelen se përse i publikoi këto pamje të rënda.
Sot, reperi, John Legend, bashkëshorti i Chrissy-t ka bërë një dedikim emocionues për gruan e tij në Instagram. Legend shpërndau një video të performancës së tij në Billboard Music Awards, të mërkurën, të cilën ia kushtoi Teigen.
"Kjo është për Chrissy. Unë të dua e të çmoj shumë ty dhe familjen tonë. Ne kemi përjetuar gjëra të mira dhe të këqija bashkë. Të të shikoje ty se si mbaje fëmijët tanë ka qenë kaq prekëse dhe përulëse. Unë kam frikë nga forca që ke treguar gjatë momenteve më sfiduese. Çfarë dhurate e mrekullueshme është të sjellësh jetë në këtë botë. Ne e kemi provuar mrekullinë, fuqinë dhe gëzimin e kësaj dhurate dhe tani e kemi ndjerë thellësisht brishtësinë e saj të natyrshme. Unë e kam shkruar këtë këngë sepse kam besim se për sa kohë që ecim në këtë tokë, ne do t’i mbajmë duart e njëri-tjetrit përmes çdo loti, çdo ulje-ngritjeje, çdo prove. Këtë ia premtuam njëri-tjetrit në ditën tonë të martesës, shtatë vjet më parë dhe çdo sfidë me të cilën jemi përballur e ka bërë atë premtim më të fuqishëm, më elastik. Dashuria jonë do të mbetet. Ne kurrë nuk do të thyejmë.”- shkroi Legend në Instagram./K.C/dritare.net