Legjenda e Real Madrid-it, Iker Casillas dhe gruaja e tij kanë konfirmuar se janë ndarë vetëm tri ditë pasi u shfaqën për të mohuar thashethemet e një ndarjeje të mundshme. Iker, i cili u desh ta linte futbollin pas një sulmi në zemër, tha në një postim emocional në Instagram në spanjisht:
"Si Sara, ashtu edhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që jemi dhe që kemi qenë në gjendje të ndajmë një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkë.Sot dashuria jonë si çift merr rrugë të ndryshme, por jo të largëta pasi ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën e mrekullueshme të qenit prindër të përkushtuar siç kemi bërë deri më tani. Është një vendim shumë i menduar dhe që ne e marrim me marrëveshje të ndërsjellë”, ka shkruar Casillas. 39-vjeçari, babai i Martinit, shtatë vjeç dhe Lucas, katër vjeç, me Sarën, shtoi: ‘Respekti, dashuria dhe miqësia do të zgjasin përgjithmonë".
Njoftimi erdhi pas një jave konfuzioni pas një lajmi në revistën spanjolle "Lecturas" duke pretenduar se ishin ndarë. Disa orë më vonë, një refuzim i cili nuk iu atribuua zyrtarisht Iker dhe gruas së tij, por citoi miq të ngushtë, u shfaq në revistën spanjolle Hola! "Lecturas" pretendoi se çifti kishte jetuar i ndarë për muaj me radhë, duke thënë se ish-ylli i Real Madridit ishte zhvendosur në një shtëpi tjetër afër shtëpisë së familjes. Prezantuesja e bukur sportive Carbonero, aktualisht duke punuar në radio, njoftoi në maj të vitit 2019 se ishte operuar për kancer të vezoreve. Mjekët zbuluan tumorin malinj menjëherë pas sulmit në zemër që solli një fund të parakohshëm të karrierës së burrit të saj. Ajo iu nënshtrua një operacioni në Madrid për të hequr tumorin para se t’i nënshtrohej disa muaj kimioterapisë. Në fillim të muajit të kaluar doli se ajo ishte përsëri në spital, me gazetat spanjolle që raportuan se ajo kishte patur një rikthim të kancerit edhe pse më vonë kjo gjë u mohua./M.M-dritare.net