Ish-burri tentoi t'i shkatërronte dasmën/ Britney Spears merr urdhër ndalimi!
Dritare.net
Një burrë, dikur i martuar me këngëtaren Britney Spears për 55 orë, është akuzuar për ndjekje penale pasi u shfaq pa paralajmërim gjatë dasmës së saj me Sam Asghari.
Jason Alexander, 40 vjeç, u deklarua i pafajshëm për akuzën, si dhe për shkelje të ligjit, dhe vandalizëm. Ai u arrestua javën e kaluar pasi dyshohet se u përplas me portën dhe transmetoi një video nga brenda shtëpisë së Spears. Alexander u martua për pak kohë me yllin e popit, një mike fëmijërie, në 2004. Por martesa u anulua pas më pak se tre ditësh.
Spears, 40 vjeç dhe partneri i saj Asghari, 28 vjeç, u martuan në një ceremoni intime në Kaliforni javën e kaluar. Por përgatitjet u ndërprenë kur Alexander u arrestua pasi dyshohet se ishte përplasur me portën. Ai ka transmetuar një video me sa duket nga shtëpia e këngëtares, përpara se të përballej me sigurimn. Pak më parë ai kishte postuar një Live në Instagram ku thoshte se ishte aty për të prishur dasmën.
Videoja e tij e tregoi atë duke ecur nëpër shtëpinë e Spears duke e kërkuar atë, dhe më pas duke shkuar në një ambient ku dekorimett e fundit po viheshin në një ekspozitë të madhe me trëndafila. Ai pretendoi se Spears e kishte ftuar atë, duke thënë: Ajo është gruaja ime e parë, gruaja ime e vetme.
Alexander u arrestua nga oficerët e Zyrës së Sherifit të Qarkut Ventura dhe u dërgua në një burg lokal. Të hënën, një gjykatës vendosi lirimin me kusht në 100,000 dollarë (82,290 £) gjobë dhe lëshoi një urdhër ndalimi që i kërkon Aleksandrit të qëndrojë të paktën 100 jard (91 metra) nga Spears për tre vjet. Ai mori pjesë virtualisht në seancë.
Ceremonia e dasmës së Spears, e cila u zhvillua pavarësisht trazirave, u ndoq nga yje duke përfshirë Madonna, Paris Hilton, Selena Gomez, Dreë Barrymore, Ansel Elgort dhe ëill.i.am. Babai, nëna dhe motra e saj thuhet se nuk ishin në dasmë pasi marrëdhëniet u prishën për shkak të marrëveshjes dhe betejës ligjore të Spears për t'i dhënë fund patriarkalitetit të të atit.
Spears u takua me burrin e saj të ri, një trajner personal, në vitin 2016 në xhirimet e videos së saj muzikore për këngën Slumber Party. Ajo ishte e martuar më parë me balerinin Kevin Federline nga viti 2004 deri në 2007./M.K/dritare.net