Ja çfarë ndodhi mes dy vëllezërve dhe Kate Middleton në varrimin e princit Philip!
E Shtunë 17 Prill 2021, 17:05
Dritare.net
Dukesha e Kembrixhit dhe kunati i saj Princi Harry u panë duke shkëmbyer fjalë së bashku në ceremoninë mortore të princit Philip. Kate dhe Harry nuk janë takuar që prej një kohe të gjatë bashkë, që kur Harry u zhvendos në SHBA. Të dy ata shkuan bashkë në Kalanë Windsor e më pas, edhe Princi William iu bashkua bisedës së bashkëshortes me vëllain e tij.
Shumë është përfolur për një marrëdhënie të tensionuar mes tyre, por të dy sot u panë të qetë ndërsa i jepnin lamtumirën e fundit gjyshit të tyre.
Gruaja e Harry-t, Meghan Markle nuk ishte e pranishme pasi ajo u këshillua nga mjekët të mos udhëtonte nga SH.B.A. në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të shtatzënisë./L.F-dritare.net