Ja si e uron Dua Lipa personin më të dashur në 50-vjetorin e lindjes!
E Martë 28 Qershor 2022, 15:03
Dritare.net
Nëna e Dua Lipës feston sot 50-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk ka munguar as urimi publik nga Dua.
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë një foto-album në Instagram krahas të cilit shkruan: Gëzuar ditëlindjen e 50-të nëna ime e mrekullueshme. Mbretëresha ime.
Ajo dhe mamaja e saj shihen duke u përqafuar me njëra-tjetrën e në disa të tjera janë së bashku motrën dhe babain e Duas. Urimi i saj u pasua me shumë komente nga ana e miqve dhe fansave të shumtë.
Dua vazhdimisht ka treguar sesa e lidhur është me familjen e saj./M.K/dritare.net