Kamala Harris në kopertinën e Vogue/Krijohen polemika në rrjet!
E Hënë 11 Janar 2021, 09:09
Dritare.net
Kamala Harris do të jetë imazhi i kopertinë së revistës “Vogue”, ambicie kjo për çdo femër. Megjithatë, kopertina ka ngjallur polemika në rrrjet. Fansat e Zv/presidentes së ardhme nuk e kanë pëlqyer imazhin e saj në faqen e parë të revistës.Fotografia cilësohet si aspak artistike, me një Harris të veshur me atlete dhe skenografi rastësore, apo ngjyrat e sfondit, jeshil dhe rozë, që simbolizojnë shoqatën studentore “Alpha Kappa Alpha”,në të cilën ka qenë pjesë Harris. “Vogue”, pas polemikave e zëvëndësoi kopertinën, me një pamje më zyrtare, megjithatë sipas burimeve, faqja e parë është miratuar dhe verisoni që do të botohet do të jetë ai i Harris me atlete./M.M-dritare.net