Katër muaj pas lindjes së djalit, Jason Derulo ndahet nga partnerja!
Dritare.net
Jason Derulo është beqar sërish. Ylli i popit ka njoftuar ndarjen nga e dashura, Jena Frumes, vetëm katër muaj pasi modelja lindi fëmijën e tyre, djalin Jason King.
"Jena dhe unë kemi vendosur të ndahem. Ajo është një nënë e mahnitshme, por ne mendojmë se të qenit të ndarë në këtë kohë do të na lejojë të jemi versionet më të mira të vetes sonë dhe prindërit më të mirë që mund të jemi të dy”, ka shkruar Derulo në “Twitter”. "Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë kohë”, ka shtuar artisti.
Frumes, 28 vjeçe dhe Derulo, 32 vjeç, kanë ditëlindjen në një ditë, më 21 shtator. Vetëm një ditë para shpalljes së ndarjes nga këngëtari, Frumes i dedikoi një status të ëmbël ish-partnerit të saj.
“E bekuar të ndaj të njëjtën ditëlindje me të dashurin tim. Ti je njeriu më i pashëm, punëtor, i talentuar që kam parë ndonjëherë”, ka shkruar Frumes për Derulon në Instagram. Ajo më vonë e ka fshirë postimin, por ka mbajtur fotografi të tjera të familjes së tyre./M.M-dritare.net