Këngëtarja dhe producentja transèksuale franceze, fituese e cmimit Grammy, Sophie Xeon vdiq në një aksident tragjik këtë mëngjes në moshën 34 vjeçare. Deklarata e vdekjes është dhënë nga kompania e saj muzikore ku punonte, 'Transgressive'.
"Tragjikisht, Sophie jonë e bukur u nda nga jeta këtë mëngjes pas një aksidenti të tmerrshëm. Ajo ishte ngjitur për të parë hënën e plotë dhe u rrëzua," lexonte deklarata e postuar në Twitter. Sophie kishte punuar më parë me Madonnën dhe shumë yje të tjerë të famshëm. Disa artistë i dhanë nderimet muzikantes së ndjerë, përfshirë kantautorin dhe këngëtarin britanik Sam Smith, i cili postoi në Twitter: "Një lajm tronditës. Bota ka humbur një engjëll. Një vizionare dhe ikonë e vërtetë e brezit tonë". /S.F-dritare.net/