Kim Kardashian tregoi së fundmi, se pavarësisht krisjes së marrëdhënies me Kanye West, sërish mbështetja për të është e madhe. Performanca e Kanye në Soldier Field në Çikago i mahniti të gjithë, por publiku u çmend kur Kim u shfaq e veshur me fustan nusërie. Në promovimin e albumit të Kanye, Kim u shfaq me një fustan martesor mahnitës Balenciaga Couture gjatë këngës "No Child Left Behind", kënga e fundit e natës.
Ndonëse çifti është i ndarë, ata janë sërish një familje. Kim dhe Kanye kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëri-tjetrit./L.F-dritare.Net