Pink është renditur si artistja femër më e dëgjuar në shekullin e 21. Ylli i popit është renditur si artisja femër më e dëgjuar në radio në shekullin e 21, nga një klasifikim i bërë nga kompania e liçensuar e muzikës PPL. Artistja ka lënë mbrapa disa nga artistet më në zë si Adele , Beyonce , Rihana , Lady Gaga dhe Katy Perry . 42-vjeçarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të ndërtojë kështu një katalog të qëndrueshëm dhe shumë të pëlqyer nga dëgjuesit e radios qe nga viti 2000 . Pink debutoi albumin “Can’t take me home” i cili u lancua në fillim të këtij shekulli, me një rrymë R&B sic janë edhe hitet “Most girls, you make me sick dhe There You Go . Artistja emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, në albumin e saj të dytë solli një frymë rroku, ndryshe nga krijimet e saj të mëparshme që kanë qenë të rrymës pop. Disa nga superhitet e saj si , “Just give me a reason , "Try" , "What about us" , "Sober" , Walk me home” , vazhdojnë të kryesojnë toplistat e radiove edhe pse ka kaluar kohë nga publikimi i tyre. Në këtë renditje artistja ndiqet nga Madonna , e cila në karrieren e saj prej 4 dekadash ka sjellë hite si “True blue" , "Ray of light and Music" . Në vendin e tretë ndiqen nga Katty Perry, me albumin e saj të tretë “Tennage Dream” që ishte një nga hitet më të dëgjuara të vitit 2010. Në vendin e katërt dhe të pestë renditen Rihana dhe Lady Gaga . Mbretëria e Bashkuar përfaqësohet në këtë renditje nga artistja Adele, e cila ndodhet në vendin e gjashtë ./Xh.Xh-dritare.net