Largimi i Harry, përçarja më e rëndë në dekada në familjen mbretërore
Dritare.net
Princi William është zemëruar nga sjellja e Meghan dhe Harry ndaj Mbretëreshës dhe beson se deklarata përfundimtare e çiftit ishte fyese. Madhëria e saj sugjeroi që karriera e re e çiftit në Amerikë nuk përputhet me rolin mbretëror të një jete dedikuar shërbimit publik. Çifti është përgjigjur vetëm disa minuta pas njoftimit të Mbretëreshës me argumentin se "shërbimi është universal". Anëtarët e tjerë të familjes gjithashtu janë shqetësuar nga toni i përgjigjes së çiftit. Kjo grindje i ka përkeqësuar marrëdhëniet midis vëllezërve, me disa prej tyre në Pallatin Mbretëror që pretendojnë se kjo është përçarja më serioze në dekada që i ka ndodhur familjes. Princi William i cili është 38 vjeç, e ka pasur shumë të vështirë largimin e e çiftit nga Pallati. Burime pranë familjes tregojnë se William mendon se deklarata ishte fyese ndaj Mbretëreshës dhe se ai ngeli me të vërtetë i trishtuar dhe i tronditur dhe është shumë i mërzitur nga kjo që ka ndodhur. /S.F.-dritare.net