Duke publikuar një video në bordin e trenit historik publik me miqtë, familjen dhe të dashurin e saj, Madona përshëndeti Pulia-n ku ka mbërritur në ditët e fundit të vizitës.
Ylli vizitoi rajonin e saj të preferuar, shpesh duke u endur në këmbë si një turiste e zakonshme, pasi festoi ditëlindjen e saj të 63 -të, më 16 gusht, në një vendpushim luksoz në zonën e Brindizit.
Gjatë udhëtimit ka vallëzim dhe këngë. Imazhet e publikuara në profilin e Madona në Instagram, shoqërohen me muzikën e Claudio Villa. Madona e mori trenin nga Brindizi, pranë vendpushimit Savelletri, shijoi pushimet e saj./M.T/dritare.net