Ariana Grande është martuar fshehurazi me partnerin e saj Dalton Gomez, me të cilin u fejua në dhjetor të 2020-ës.
Këngëtarja 27-vjeçare dhe Gomez, i cili është 25 vjeç, lidhën kurorë këtë fundjavë pranë shtëpisë së Ariana-s në Montecito, Kaliforni, aty ku jetojnë të gjithë të famshmit, si Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres dhe Princi Harry dhe Meghan Markle. Ariana dhe Dalton, agjent i pasurive të patundshme i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tradicionale.
“Ata u martuan. Ishte ceremoni e vogël dhe intime, me më pak se 20 njerëz. Kishte kaq shumë lumturi dhe dashuri. Çifti dhe të dyja familjet nuk mund të ishin më të lumtur.”, tha sot një burim pranë çiftit për revistën People./K.C/dritare.net