Deri më tani është një thashethe, përsa kohë nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar, megjithëse ka mjaft dyshime të cilat të çojnë në një rrugë, Meghan dhe Harry do të bëhen sërish prindër. Në fakt deri më tani, nuk ka pasur asnjë lajm të pavërtetë, sa herë që është përfolur se Meghan është në pritje të ëmbël.
Herën e parë ndodhi në fund të vitit 2018, dhe në maj të vitit pasues, Meghan dhe Harry u bënë prindër të Archie. Për herë të dytë, u përfol në fillim të 2020. Ky lajm u hodh poshtë nga shumë skeptikë, që e quajtën një mashtrim për të tërhequr sa më shumë klikime. Por në fakt, muaj më vonë Meghan zbuloi se kishte pësuar një abort spontan në korrik.
Dhe nisur nga kjo, ka gjasë që çifti të jetë tejet i kujdesshëm, për të mos e njoftuar lajmin.
Më herët princi Harry, ka shprehur dëshirën për t’u bërë sërish baba. Por ai nuk dëshiron më shumë se dy fëmijë, dhe mbase për të është tani koha, që Archie të bëhet me një motër apo vëlla./L.F-dritare.net