Meghan fiton gjyqin me gazetën britanike, por do të marrë vetëm 1 paund dëmshpërblim
Dritare.net
Vetëm një dollarë dëmshpërblim, kaq do të marrë Dukesha e Sussex-it nga Associated Newspapers pasi Mail on Sunday rezultoi se kishte cenuar privatësinë e saj.
Shuma është përcaktuar në dokumentet e gjykatës, të cilat zyrtarisht konfirmojnë se gazeta ka pranuar humbjen e gjyqit.
The Mail on Sunday publikoi një letër të shkruar me dorë që dukesha ia dërgoi babait të saj Thomas Markle në 2018. Kompania mediatike do të paguajë gjithashtu një shumë të papërcaktuar për një rast të veçantë të shkeljes së të drejtës së saj të autorit.
Në një deklaratë pas vendimit të gjykatës, dukesha u bëri thirrje njerëzve që të jenë të guximshëm për të riformuar një industri tabloide që përfiton nga gënjeshtrat dhe dhimbja që ata krijojnë".
Gazetat Associated do të paguajnë gjithashtu një shumë konfidenciale për shkeljen e të drejtave të autorit, ndërsa Mail on Sunday gjithashtu duhet të mbulojë një pjesë të konsiderueshme të kostove ligjore të Meghan, të cilat mund të jenë më shumë se 1 milionë £./L.F-dritare.net