Modelja e famshme pozon në tapetin e kuq me veshjen e stilistit të njohur shqiptar!
E Shtunë 8 Maj 2021, 09:09
Dritare.net
Chrissy Teigen ishte e pranishme në eventin e rëndësishëm Global Citizen Vax. Ajo u shfaq së bashku me vajzën e saj, Luna dhe të dyja bënë një paraqitje spektakolare në tapetin lejla.
Modelja 35-vjeçar dhe vajza e saj 5-vjeçare ndaluan për të pozuar dhe Luna u fsheh nën fustanin e Chrissy-t, përpara se të dilte për të përshëndetur fotografët dhe fotot e shkrepura janë thjesht të mahnitshme. Chrissy ishte personazhi i radhës shumë i famshëm që zgjodhi Valdrin Sahitin për veshjen e saj mbrëmjen e kaluar. Ajo shkëlqente me një fustan portokalli me bisht të gjatë, me dekolte të hapur dhe me një rrip në po të njëjtën ngjyrë që i theksonte linjat trupore./dritare.net