Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë ndarë pas 9 mujash dhe kanë vendosur të jenë thjesht miq.
Sipas Enews, edhe pse dyshja kanw shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, ata zbuluan se dinamika e distancave të gjata dhe oraret e tyre kërkuese "e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje. Ndarja ndodhi këtë javë. Një burim tjetër thotë gjithashtu se në këtë vendim ka kontribuar diferenca e moshës së dyshes .
Pete ka kaluar një pjesë të verës në Australi duke punuar në filmin Wizards! Sa për Kim, ajo vazhdon të rrisë katër fëmijë: North, Psalm, Chicago dhe Saint , me ish-in e saj Kanye West .
Romanca e papritur e Kardashian dhe Davidson filloi pas koncertit të saj në "SNL" në fillim të tetorit 2021. Menjëherë pas kësaj, të dy u panë të kapur për dore në një slitë para se të shkonin në takime të ndryshme në qytetin e Nju Jorkut./M.K/dritare.net