Nuk do të ketë transferim paqësor të pushtetit/ Biden: Trump po heq vëmendjen nga dështimet
Dritare.net
Joe Biden, kandidati për president i Amerikës, ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump, se po përpiqet të shpërqendrojë votuesit, me deklaratat e tij se nuk do të ketë një transferim paqësor të pushtetit. Biden shprehet se kjo është një mënyrë e fushatës së Trump, për të larguar vëmendjen e amerikanëve të dështimet e Trump. Akuzat e tij vijnë një ditë pasi Trump, ndërsa u pyet në Shtëpinë e Bardhë, nëse do të pranonte rezultatin nëse humb dhe a do të kishte një transferim paqësor të pushtetit, tha se:
"Nuk e di, do të shohim se çfarë do të ndodhë".
Presidenti amerikan, është shprehur gjithashtu se për shkak se shumë amerikanë mund të votojnë me postë për shkak të pandemisë, mund të ketë zgjedhje të manipuluara.
"Unë jam ankuar shumë fort për fletët e votimit. Votimi me postë është një katastrofë. Nëse e heqim këtë do të ketë paqe, sepse nuk do të ketë transferim pushteti, por vazhdim i tij", u shpreh Trump.
Deklaratat e tij në kanë shkaktuar jo pak zhurmë po aq sa frikë në Amerikë./L.Fdritare.net