OBSH: Në pak muaj bota mund ta ketë nën kontroll pandeminë e Covid-19!
Dritare.net
"Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë globale të Covid-19 në muajt e ardhshëm me kusht që të shpërndajë burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë", tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në një konferencë për shtyp të hënën. Aktivistja globale e ndryshimit të klimës Greta Thunberg, duke u bashkuar me konferencën si një e ftuar virtuale nga Suedia, tha se nuk ishte e drejtë që vendet e pasura po i jepnin përparësi shtetasve të tyre më të rinj për vaksinim përpara grupeve të rrezikuara në vendet në zhvillim. "Ne kemi mjetet për ta marrë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë," tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sidoqoftë, ai gjithashtu shprehu shqetësim rreth shkallës alarmante në të cilën Covid-19 po përhapet në persona të moshës 25-59 vjeç në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse. U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje, 4 muaj për të arritur 2 milionë, dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë vdekje./M.M-dritare.net