Pa filtra/ Khloe dhe Kim Kardashian ndajnë fotot nga pushimet!
Dritare.net
Dy yjet e “Keeping up with the Kardashians” treguan linjat e tyre trupore teksa rrinin në rërën e nxehtë.
Dy motrat kishin veshur kostume banje gri metalike nga linja e re e rrobave të banjës “Skims” e cila është e themeluar nga Kimi, dhe doli në treg në fillim të këtij muaji.
Miliarderja Kim ishte e veshur me bikini me dy pjesë, ndërsa Khloe u shfaq me kostum body nga koleksioni dhe secila prej motrave mbanin syze dielli.
Fotografitë tregojnë dyshen duke ecur në plazh, duke shijuar rrezet e diellit ndërsa shtrihen në rërë, teksa më pas u panë duke larguar rërën nga trupi i tyre duke bërë një dush jashtë.
Imazhet janë realizuar gjatë pushimeve tropikale të motrave në ishujt Turks & Caicos për të festuar ditëlindjen e 38-të të Khloes.
Kim, 41 vjeçe, shkroi në mbishkrimin e fotografive të publikuara: Udhëtimi për ditëlindjen e Khloes./M.K/dritare.net