Paris Hilton: Refuzova Biden për të marrë pjesë në dasmën e Britney Spears!
Dritare.net
Paris Hilton tregoi ajo duhej të anulonte vizotën me Presidentin Biden për të marrë pjesë në dasmën e shoqes së saj Britney Spears.
Paris tha gjatë intervistës në Jimmy Kimmel Live se Biden dhe ekipi i tij donin që ajo të bëhej pjesë e ngjarjes së Samitit të Amerikës në Los Anxhelos, e cila ishte në të njëjtën datë me dasmën e Britney më 9 qershor. Ylli i tha ekipit të Presidentit se nuk do të humbiste dasmën e shoqes së saj të ngushtë, edhe kur ata i ofruan t'i dërgonin një helikopter që ajo të mund të fluturonte midis dy ngjarjeve kryesore.
“Më kërkuan nga Presidenti Biden dhe ekipi i tyre që të shkoja në atë darkë samiti me të gjithë liderët e botës, por ishte e njëjta natë me dasmën e Britney-t. U thashë se nuk do ta humbas këtë ngjarje, as për presidentin”, theksoi ajo.
Chelsea tregoi një foto të Parisit në dasmë me Britney, Madonna, Donatella Versace, Selena Gomez dhe Drew Barrymore. Paris tregoi se sa u emocionua duke parë Britney-n duke u martuar me Sam Asghari, 28 vjeç./M.K/dritare.net