Pas 18 vjetësh, emisionit të famshëm të Ellen DeGeneres i erdhi fundi
Dritare.net
Emisionit të Ellen DeGeneres po i vjen fundi. Ellen DeGeneres konfirmoi se emisioni i saj do të mbarojë pas sezonit të 19-të.
Në një deklaratë për The Hollywood Reporter, DeGeneres tha: "Kur ti je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh. Dhe sado e shkëlqyeshme dhe argëtuese që është kjo shfaqje, nuk është më një sfidë. Do ta ndaloja pas sezonit të 16-të. Ky do të ishte sezoni im i fundit dhe ata donin të nënshkruanin për katër vjet më shumë dhe unë thashë se do të nënshkruaj ndoshta dhe për një. Por ata më thanë se nuk mund të nënshkruaj për një. Kështu që vendosëm edhe për tre vjet dhe e dija që do të ishte e fundit. Ky ishte plani. Edhe pasi nënshkrova të gjithë më thoshin: “Ti e di që do të jetë 19, apo do ta bëjmë 20? Ishte një numër i mirë. Kështu që e lamë 19.”, tha DeGeneres.
Gazetarja e famshme donte ta linte emisionin që në 2018-ën, por vëllai i saj ishte kundër kësaj ideje, ndërsa gruaja Portia de Rossi, ishte pro. Por në atë kohë ajo nuk e la.
DeGeneres kohët e fundit është përballur nga një lumë akuzash nga punonjësit e saj për keqtrajtim në punë. Dhe mbase kjo është dhe një arsye pse ajo hoqi dorë nga emisioni i saj me miliona shikues./K.C/dritare.net