Pas katër dekadash del sërish në shitje trikoja e famshme e princeshës Diana
Dritare.net
Një triko që u bë e famshme nga princesha Diana ka dalë sërish në shitje, katër dekada pasi ajo e veshi. Trikoja e thurur e kuqe me dhjetëra dele të bardha dhe një të zezë në mes, u bë e famshme në vitin 1980 kur e veshi Princesha e Popullit, jo vetëm se ishte e bukur, por edhe mesazhin e nënkuptuar që përcillte, sepse ajo ishte ndryshe nga të tjerat.
Trikoja u krijua në 1979-ën, nga dizajnerët britanikë Warm & Wonderful dhe mori famë kur princesha e ndjerë, ikona e dashur e modës, u fotografua në një ndeshje polo me princin Charles.
Trikoja origjinale e veshur nga Diana tani është pjesë e koleksionit të përhershëm të muzeut "Victoria & Albert". Por look-u do të shfaqet në episodin tre, në sezonin e katërt të këtij muaji të "The Crown" të Netflix, që është i famshëm për vëmendjen e tij ndaj detajeve.
Ky sezon do të mbulojë periudhën mes 1977-ës dhe 1990-ës, me kostumet e krijuara nga dizajnerja e kostumeve të fituesve të çmimeve “Emmy”, Amy Roberts./K.C/dritare.net