Por më parë le të bëjmë një selfie/ Modelja zgjedh mënyrën më të ëmbël për të prezantuar të bijën
E Hënë 9 Nëntor 2020, 23:11
Dritare.net
Modelja 25-vjeçare, Gigi Hadid ka ndarë sekuenca të shkurtra të jetës së saj si nënë e re, por vetëm mbrëmjen e së dielës postoi foton e parë me vajzën e saj.
Hadid postoi një selfie të të dyjave në “Instagram”.
Fytyra e foshnjës nuk ishte e dukshme, ajo dhe Zyan Malik nuk kanë dashur ta zbulojnë ende atë.
Shumë prindër të famshëm zgjedhin të mos ndajnë fotografi të fëmijëve të tyre, veçanërisht fytyrat e tyre, për t'i dhënë atyre privatësi. Ata nuk kanë zbuluar gjithashtu as emrin e të voglës së tyre.
Modelja dhe këngëtari Zyan Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të këtij viti dhe vetëm javën e kaluar postuan një foto familjare veshur me kostumet e Halloween-it./M.M/ dritare.net