Princesha Eugenie dhe burri i saj Jack Brooksbank kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Erdhi në jetë një djalë. Foshnja lindi në spítalin Portland të Londrës në orën 9 të mëngjesit të sotëm, i njëjti spital ku Dukesha e Sussex lindi Archie-n. Buckingham Palace njofton se, i shoqi ishte në krah të Eugenie-s gjatë lindjes dhe se nëna dhe fëmija janë mirë me shëndet.
Prindërit e rinj njoftuan ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre. Princesha postoi një foto në Instagram, ndërsa mbante duart e të voglit të saj. Foshnja mbretërore është stërnipi i nëntë i mbretëreshës./K.C/dritare.net