Princi Harry mund të bëhet mbret, nëse ndodh një tràgjedi!
Dritare.net
Ndjekësit e mbretërorëve e dinë mirë se Princi Harry u tërhoq nga detyrat mbretërore, në fillim të vitit 2020 për të nisur një jetë të re, vetëm me gruan, Meghan Markle dhe djalin Archie. Por pavarësisht se hoqi dorë nga titujt, ai nuk e bràktisi familjen mbretërore. Madje ai është pjesë e trashëgimisë, e cila mund të jetë e rëndësishme në një të ardhme jo shumë të largët. Satirikët britanikë, e quajnë Harry-n "trashëgimtari rezervë" sepse ai është djali i dytë dhe nuk ka gjasa të shkojë në fron. Por mund të bëhet, vetëm nëse ndodh ndonjë tràgjedi. Aktualisht, në fron është ulur mbretëresha Elizabet. Në radhë është princi Charles, i cili do të bëhet mbret pasi ka pritur 72 vjet. Por fansa mbretërorë duan që të bëhet mbret djali i tij i madh, Princi William sepse ai është më i ri dhe më i popullarizuar. William është i treti në radhë. Harry dikur ishte i katërti pas vëllait të tij, derisa Duka i Kembrixhit bëri 3 fëmijë. Një nga një ata filluan ta presin në radhë. Tani pas princit William, janë tre persona: Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Kjo e çon princin Harry në vend të gjashtë, informon dritare.net
Mbretërit mbretërorë britanikë kanë një reputacion se jetojnë për një kohë të gjatë. Mbretëresha Elizabeth mbush 95 vjeç në prill të 2021-shit. Sidoqoftë, sapo Princi William të bëhet mbret, nuk ka asnjë garanci se ai do të jetojë sa mbretëresha. Dhe nëse ai ndërron jetë para se Princi George të mbushë 18 vjeç, atëherë Princi Harry do të duhet të ndërhyjë. Kjo sipas Aktit të Regjencës 1937. Eksperti mbretëror Iain MacMarthanne, shpjegon se personi tjetër në radhë, do të qëndronte si Regjent nëse mbreti do të humbiste jetën dhe trashëgimtari ishte i vogël. Atëherë sundimtari i ligjshëm do ta merrte fronin sapo të mbushte 18 vjeç. Por princi Harry nuk do të bëhet mbret. Në një intervistë në 2017-ën, Harry këmbënguli se në të vërtetë askush nuk dëshiron të jetë mbret ose mbretëreshë. Megjithatë, ndjenja e detyrës mund ta shtynte princin Harry për të hipur në fron, nëse vëllai i tij i madh ndërron jetë tràgjikisht, para se George të mbushë 18 vjeç. Por shpresojmë që kjo të mos ndodhë kurrë./K.C/dritare.net