Më 27 maj rikthehet seriali “Friends”, surprizat që na presin!
Dritare.net
Për të gjithë ata që mezi e pritën rikthimin e serialit të famshëm “Friends”, ne kemi një lajm të mirë. Pritja mori fund, më 27 maj rikthehet seriali juaj i preferuar.
Rikthimi i shumëpritur i “Friends” me gjashtë protagonistët origjinalë Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Matthew Perry do të transmetohet në rrjetin televiziv HBO Max.
HBO tha se, së bashku me 6 aktorët, më shumë se 15 të ftuar të famshëm do të bëhen pjesë në këtë rikthim. Këtu përfshihen ish-anëtarët e kastit Tom Selleck, i cili luante ish të dashurin e Monika Richard dhe Maggie Wheeler e cila luante Janice, ish-partneren e Chandler.
Nga industria e muzikës, Justin Bieber, Lady Gaga dhe banda K-pop BTS do të shfaqen gjithashtu në "Friends: The Reunion" së bashku me aktorin e Game of Thrones Kit Harington./K.C/dritare.net