Problemi shëndetësor mban larg festivalit Dua Lipën!
Dritare.net
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit. Festivali i mbushur me yje do të vazhdojë të zhvillohet në qytetin e New York-ut.
"Më thyhet zemra që duhet të ndaj se nuk do të jem në gjendje të performoj në “iHeartRadio Jingle Ball” për shkak të laringitit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht. Më vjen shumë keq për të gjithë fansat e mi dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj. Jingle Ball ka performanca të mahnitshme për të gjithë ju dhe jam e sigurt që do t’ju pëlqejë. Ju dërgoj dashurinë time dhe shpresoj të rikthehem në skenë shumë shpejt!',- shkruan Dua./M.T/dritare.net