Reagon mamaja e Luizit për lojën e tij në Big Brother Vip2!
Dritare.net
Banori i shtëpisë së Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli është personazhi më i përfolur në media dhe jashtë saj. Është personazhi që ka thyer rekorde shikueshmërie për shkak të lojës dhe strategjive të tij aty brenda.
Ai është përfolur shumë edhe për ndjenjat që ka krijuar për moderatoren Kiara Tito, ku për këtë të fundit ndjekësit dyshojnë nëse ka ndjenja të vërteta ndaj Luizit.
Po ashtu para pak kohësh u përfol se loja e Luizit nuk nuk ishte pritur mirë nga familjarët e tij, por në një intervistë mamaja e tij është shprehur se është e lumtur për rrugëtimin e djalit të saj.
“Banorët aty i shoh të gjithë njësoj, e shoh që aty është një lojë e madhe nervash për të gjithë është e lodhshme për të gjithë, uroj që të ketë sa më pak njerëz negativë dhe ta shohin më shumë si një lojë”, ka thënë mamaja e Luzit./A.ZH-dritare.net