Rrëzohet avioni ushtarak në Ukrainë, vdesin 22 persona, shumica studentë
Dritare.net
Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në Ukrainë. Një avion ushtarak është rrëzuar dhe për pasojë kanë humbur jetën 22 persona, pjesa më e madhe prej tyre ishin studentë. Dy persona janë plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerë ende janë në kërkim.
Ishin rreth 28 persona në bordin e avionit AN-26. Kishte pilotë ushtarakë dhe kadetë të Universitetit të Forcave Ajrore Kozhedub. Rrëzimi ndodhi rreth orës 20:50 me orën lokale, afër qytetit lindor të Chuhuyiv, rreth dy kilometra larg aeroportit ushtarak, informon dritare.net
Presidenti, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në Facebook se një komision qeveritar ishte ngarkuar të hetonte rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit. Ai e përshkoi aksidentin si një tragjedi të tmerrshme dhe të shtunën do të shkojë te vendi i ngjarjes.
Antonov AN-26 është një avion civil dhe ushtarak turboprop me dy motorë, i prodhuar afër Kievit në 1969-ën dhe 1986-ën, kur Ukraina ishte ende pjesë e Bashkimit Sovjetik./K.C/dritare.net