Na ndiqni edhe në

Bota

Sezoni i dytë i Emily in Paris është gati! Ja kur pritet të shfaqet

Sezoni i dytë i Emily in Paris është gati! Ja kur pritet të

"Emily in Paris” është një serial që ka fituar ndjekës anembanë botës e një ndër më të komentuarit nga amerikanët dhe francezët. Netflix inkurajoi ndjekësit të ndiqnin ëndrrat e tyre pa patur dyshime dhe ndjenjën e turpit me anë të Lily Collins, ose me emrin e karakterit të saj në serial, Emily, një 20-vjeçare e cila shpërngulet në Paris.

Pas transmetimit të serialit ‘Emily in Paris’ publiku u nda në dy pjesë; ata që e kundërshtuan krjetësisht pasi sipas tyre regjisori nuk e ka shfaqur siç janë në të vërtetë francezët, duke i nxjerrë ata në këtë serial si dembelë, të pasjellshëm dhe aspak mikpritës; ndërsa pjesa tjetër e publikut e pëlqeu aq shumë këtë serial, sa shumē prej tyre e panë edhe brenda natës.

‘Emily in Paris 2’ është gati dhe pritet të shfaqet në nëntor. Publiku është gati të dashurohet përsëri me kryeqytetin francez./M.T/dritare.net