Theu rregullat mbretërore/ Princesha Eugenie rrëmben vëmendjen e të gjithëve me tatuazhin e saj!
Dritare.net
Princesha Eugenie, vajza më e vogël e Princit Andrew dhe ish-bashkëshortes së tij Sarah “Fergie” Ferguson, rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj ngjyrë portokalli të ndezur gjatë festimeve të Jubileut Platinum të mbretëreshës javën e kaluar.
Por veshja nuk ishte e vetmja arsye që princesha i bëri të gjithë të kthenin kokën. Eugine zbuloi padashje një tatuazh në formëne një rrethi pas veshit të saj. 23-vjeçarja, tregoi tatuazhin e saj i cili dukej nga flokët e kapura të cilin e kishte kombinuar me kapelën e zezë dhe fustanin e ‘Emilia Wickstead’ ndërsa u shfaq në Katedralen e Shën Palit për ‘Queen’s National Service of Thanksgiving’ të premten.
Ndonëse është e pazakontë që anëtarët e familjes mbretërore të bëjnë tatuazhe Eugenie nuk është e vetmja. Amelia Windsor, mbesa e kushëririt të Mbretëreshës, Dukës së Kentit, ka tatuazhe të shumta. Gjithashtu dhe anëtarë të tjerë mbretërorë nga e gjithë bota, përfshirë Princin e Kurorës Frederik i Danimarkës, Princeshën Stephanie të Monakos dhe Princeshën Sofia të Suedisë.
Megjithëse familja mbretërore priret t’i përmbahet kodeve strikte të veshjes, nuk dihet nëse ka ndonjë ndalim për tatuazhet. Gjyshi i mbretëreshës, princi George i Uellsit, i cili u bë mbreti George V, kishte bërë një tatuazh ndërsa shërbente në Marinë në Japoni./M.K/drtiare.net