Virologia kineze: Covid-19 u krijua në laboratorin ushtarak, jo në tregun e kafshëve në Wuhan
Dritare.net
Burimi: EXPRESS
Dr.Li Meng-Yan, një specialiste për virologjinë në Shkollën e Shëndetit Publik të Hong-Kongut që u arratis në SHBA thotë se ajo vlerësoi qartë se koronavirusi u krijua në një laborator të lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Popullit. Por, Pekini i ka mohuar akuzat. Duke folur gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve të Tajvanit, Lude Press, Dr Li-Meng tha:
"Në atë kohë, unë kisha vlerësuar qartë se virusi vinte nga një laborator ushtarak i Partisë Komuniste Kineze. Tregu në Wuhan ishte përdorur thjesht si karrem."
Ajo theksoi se kur raportoi zbulimet e saj tek eprorët, nuk u mor seriozisht. Në atë pikë, ajo pohoi se do të ishte e pamundur që të raportonte zbulimin në nivele të larta të Partisë Komuniste, informon dritare.net. Virologia vazhdoi:
"E dija që sapo të flisja, mund të më zhduknin në çdo kohë, ashtu si të gjithë protestuesit e guximshëm në Hong-Kong. Edhe emri im nuk do të ekzistonte më."
Ajo pretendoi se ishte përgjegjësia e saj për ta marrë informacione para se të zhdukej.
Dr.Li-Meng theksoi se ishte rritur dhe arsimuar nën regjimin e Partisë Komuniste dhe e dinte çfarë lloj gjërash do të bënte qeveria kineze, por nuk guxoi të merrte me mend se sa poshtë do të binte. Para se të fliste, ajo u arratis në SHBA në prill nga Hong-Kongu nga frika për sigurinë e saj. Dr Li-Meng theksoi se arratisja ishte me qëllim që t’i dërgonte botës mesazhin e së vërtetës për Covid-19./K.C/dritare.net