Dashi
Gjatë kësaj dite gjërat nuk do ndodhin ashtu si ju keni pritur. Mund t’iu dalin goxha të papritura të cilat do ju vënë përballë përgjegjësive. Për ju të dashuruarit Urani do ndikojë negativisht tek jeta juaj në çift dhe mund të lindin probleme të njëpasnjëshme mes jush dhe partnerit. Të dy do mendoni se keni të drejtë dhe nuk do e ulni hundën. Ju beqarët do jeni romantikë dhe ka mundësi të bëni për vete disa persona njëherësh. Në punë do jeni më të kujdesshëm megjithatë nuk do jetë një ditë plotësisht e qetë. Bëjini sytë katër dhe mos u nxitoni të hidhni hapa. Financat do jenë të favorizuara gjithashtu dhe nuk do keni asnjë tronditje.
Demi
Gjatë kësaj dite yjet do ju ndihmojnë t’i thelloni edhe më shumë marrëdhëniet mes familjarëve dhe kolegëve të dashur. Çdo moment për ju ka për të qenë i bukur. Për ju të dashuruarit do ketë çaste të ngrohta dhe harmonike Do përjetoni emocione nga më të ndryshmet dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga partneri. Ju beqarët nuk duhet të kërkoni asgjë me ngulm, por do bëni mirë t'ia lënë gjërat kohës. Në punë nuk do i bëni gjërat me nxitim dhe kjo do ju lejojë të kapni edhe detajet më të vogla. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Sipas Dritare.net, financat do jenë shumë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme.
Binjakët
Shumë njerëz nga jashtë do ndikojnë negativisht në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe kanë për t’iu sjellë probleme shumë të mëdha. Për ju të dashuruarit yjet do nxisin debatet dhe konfliktet. Në disa momente do ndiheni aq keq saqë mezi do prisni të mbarojë dita. Ju beqarët do jeni nostalgjikë dhe do mendoni për të shkuarën duke refuzuar çdo ftesë që do ju bëhet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar dhe të lodhur. Sado të mundoheni nuk do i arrini dot qëllimet që i kishit vënë vetes. Në planin financiar do gjeni mënyrat e duhura për ta stabilizuar situatën. Do arrini te kryeni shpenzimet më të domosdoshme dhe do ju mbeten edhe para mënjanë.
Gaforrja
Humori juaj nuk do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ju duket sikur nuk do keni rrugëdalje. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të zënë me punë, nuk duhet ta lini pas dore personin që keni në krah. Në rastin më të keq, shpjegojani atij situatën në mënyrë që të mos mërzitet. Ju beqarët do fillojnë një lidhje aq pasionante dhe të bukur saqë nuk e kishit ëndërruar asnjëherë më parë. Në punë do jeni autonomë dhe do keni çelësat për të arritur suksesin që keni ëndërruar. Të gjithë do ju kenë zili dhe disa do mundohen t’iu bëhen aleatë për të përfituar nesër. Financat do jenë shumë të paqëndrueshme kështu që shmangni çdo lloj shpenzimi.
Luani
Do jeni shumë të nxituara gjatë kësaj dite dhe në këtë mënyrë mund të bëni gjëra vërtet të gabuara që do ju kushtojnë shtrenjtë. Ju që keni një lidhje nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe më e keqja do jetë se do kërkoni gjithmonë të dale e juaja. Ky do jetë një gabim i madh që do sjellë pasoja. Ju beqarët do bini në dashuri me një mik të vjetër, por do kenë druajtje t'ia thonë. Në punë, nëse dëshironi të ndërroni sektorin dhe të merreni me diçka tjetër kërkoni ndihmë nga kolegët sepse ata mund t’iu japin adresat e duhura. Buxheti nuk do jetë i keq. Do dini si ta menaxhoni në çdo moment situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Virgjëresha
Do jeni më të qartë në mendime gjatë kësaj dite dhe do dini si të veproni edhe në situatat më të sikletshme që mund t’iu dalin. Ju të dashuruarit do jeni më të hapur ndaj risive dhe së bashku me partnerin mund të bëni çfarëdo që t’iu vijë në mendje. Emocionet dhe kënaqësitë do jene të jashtëzakonshme. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe shumë gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht. Në punë nuk do keni aspak vonesa në detyrat që iu janë dhënë dhe nga ana tjetër do jeni të gatshëm përherë të negocioni me të gjithë. Financat do fillojnë dalëngadalë të stabilizohen kështu që nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.
Peshorja
Çdo gjë që do ju ndodhë gjatë kësaj dite do e jetë e merituar. Nuk jeni sjellë si duhet dhe keni lënduar edhe të tjerët. Ju të dashuruarit do jeni të paduruar dhe ka rrezik të bëni gjëra të pamenduara mirë. Ky në fakt do jetë një gabim që mund të sjellë pasoja edhe për të ardhmen. Ju beqarët do keni një ditë interesante edhe pse nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin tuaj. Sipas Dritare.net, në punë shefi do ju bëjë një propozim për një pozicion të ri shumë të rëndësishëm. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigje sepse do jetë mundësi e shkëlqyer, por nga rezultati që do arrin i do varet e ardhmja. Buxheti do jetë në gjendje të mirë kështu që përfitoni për të bërë disa shpenzime të domosdoshme për shtëpinë apo veten.
Akrepi
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak ambicia dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk keni mundur. Ju të dashuruarit do jeni akoma më të hapur me partnerin dhe do mendoni të bëni ndonjë çmenduri ndryshe nga më parë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pandalshme. Ju beqarët do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqeni. Jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Në punë çdo përpjekje e bërë do japë rezultatet e pritshme. Nuk do keni frikë as të guxoni diçka të re pavarësisht lodhjes dhe sakrificave që do ju duhet të bëni. Në planin financiar nuk do ketë probleme sepse do dini t'i menaxhoni me kujdes paratë që do keni nëpër duar.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite nuk do keni aspak kundërshtime me ata që keni pranë dhe qetësia do mbizotërojë gjithë kohës. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tejet e animuar dhe kënaqësitë do jenë të forta gjithmonë. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni. Ju beqarët nga ana tjetër duhet të reflektoni gjatë para se të hidhni hapa, pasi disa mund t’iu gënjejnë dhe në të vërtetë personat janë ndryshe nga sa thonë. Në punë do jeni shumë të vëmendshëm ndaj këshillave të kolegëve tuaj dhe do filloni të aplikoni metoda të reja që do ju çojnë akoma më larg. Shpenzimet duhet t'i keni gjithë kohës nën kontroll sepse në të kundërt mund t'iu dalin probleme.
Bricjapi
Më në fund konfliktet dhe mërzitjet e kohëve të fundit do marrin fund gjatë kësaj dite. Nuk do hezitoni më të thoni atë që mendoni dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia juaj është e fortë keni për të kaluar momente fantastike pranë partnerit. Do dini si ta bëni të lumtur tjetrin dhe do ndiheni edhe vetë shumë mirë. Edhe ju beqarët do jeni me fat dhe do arrini ta tërhiqni pas vetes personin që keni pëlqyer prej kohësh. Në punë rivaliteti do jetë i fortë, por me përpjekje mund të arrini çdo qëllim. Shefat do ju përgëzojnë gjithë kohës dhe mund t’iu japin shpërblimet që as nuk i kishit menduar. Buxheti nuk do jetë i mirë. Do kryeni shpenzime të pamenduara për të cilat do pendoheni shpejt.
Ujori
Venusi do jetë planeti që do ju ndihmojë pafund dhe do ua hapë sytë sot. Do ëndërroni më shumë, por ama shumë prej ëndrrave do mund t’iu realizohen. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e jashtëzakonshme. Do i jepni më tepër prioritet marrëdhënies me partnerin dhe do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse po filluan problemet zor se mund të dilni prej tyre pa u lënduar. Në punë do jeni mjaft kreativë dhe të talentuar. Duke bashkëpunuar edhe më shumë me miqtë do mund të fitoni një pozicion që e keni ëndërruar. Me financat vazhdoni të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që gjendja të mbetet e mirë.
Peshqit
Jo për të gjithë ka për të qenë një ditë e kënaqshme kjo e sotmja. Mundohuni të qëndroni gjithë kohës me këmbë në tokë dhe të mos nxitoheni. Ju që keni një lidhje do kuptoheni edhe me vështrime me partnerin tuaj dhe marrëdhënia në çift do jetë e jashtëzakonshme. Askush nuk do ndërhyjë dot dhe t'ua prishë harmoninë. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm në mendime dhe nuk do mundin dot të fiksoheni pas një personi. Në punë duhet të tregoheni më të gatshëm për të diskutuar me kolegët dhe shefat e nga ana tjetër të mbroni me çdokush idetë tuaja. Në planin financiar do keni vështirësi të njëpasnjëshme dhe nuk do dini çfarë të bëni. /dritare.net