Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Dashi

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Do keni më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite dhe do ndërmerrni projekte të shumta. Kur t’iu duhet të bëni zgjedhje do e keni të vështirë sepse nuk do dini cilin të përzgjidhni. Nën influencën e Uranit ju të dashuruarit do bëni çmos që ta përforconi lidhjen tuaj. Pranojini gabimet që keni bërë dhe tregohuni më tolerantë. Do jetë më e mira që mund të bëni. Për ju beqarët do jetë e favorizuar dashuria. Ka mundësi që të ndryshoni status edhe ju. Në punë do jeni perfeksionistë dhe çdo detyrë të dhënë do e kryeni me përgjegjshmëri të plotë. Ambienti yjor do jetë në favorin tuaj gjithë kohës. Financat nuk do jenë shumë të favorizuara. Tregohuni vigjilentë dhe të kujdesshëm me shpenzimet e tepruara.

Demi

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Ditë shumë më pozitive ka për të qenë kjo e sotmja. Do flisni vetëm me të vërteta dhe kjo do jetë mënyra më e mirë. Marrëdhënia me partnerin do jetë mjaft e privilegjuar. Së bashku do bëni edhe projekte mjaft interesante që do iu afrojnë më tepër. Ju beqarët do keni takime, por nuk duhet të ëndërroni shumë. Merrini gjërat shtruar në mënyrë që të mos zhgënjeheni. Nën mbrojtjen e Hënës në punë do keni mundësi të organizoheni, do përdorni teknologji të reja dhe do arrini shumë më lart. Sipas Dritare.net, qetësia do të mbizotërojë në planin financiar. Nuk do ketë asnjë ndryshim të situatës, por ju mundohuni të ulni shpenzimet.

Binjakët

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Në vend që të nxitoheni dhe të thoni gjëra pa lidhje më mirë analizojini me kujdes gjërat dhe më pas veproni. Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Edhe pse nuk do ketë shumë pasion bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Për ju beqarët do jetë një ditë edhe më e favorshme. Falë mbështetjes së Jupiterit ju do arrini të bëni për vete atë që iu pëlqen. Në punë do ecni me ritme më të shpejta dhe nuk do ju trembin as kritikat që do ju bëhen. Çdo hap do e hidhni me maturi dhe do jeni gati të bashkëpunoni me këdo për më të mirën e mundshme. Tregohuni sa më të matur me shpenzimet dhe mos merrni as hua sepse do keni shumë probleme më vonë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Gjatë kësaj dite do jeni më të matur dhe do e dini mirë si të veproni në çdo rast. Marsi dhe Neptunin do e keni përherë mbështetje të madhe. Dielli dhe Jupiteri do iu ndihmojnë që t’ia kaloni sa më bukur me atë që keni në krah, por duhet të bëni kujdes nga Plutoni i cili mund të sjellë debate të kota. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve të ndikojnë tek ju. Ju beqarët do filloni një romancë të bukur. Gjithçka do jetë si në një film romantik. Në punë do ju duhet pak kohë për të fituar besimin në vetvete, por do ja dilni. Shihni vetëm çështjet tuaja dhe mos u merrni me të tjerët. Financat do fillojnë të stabilizohen pak nga pak. Do gjeni mënyrën si të ndreqni edhe gabimet.

Luani

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Saturni dhe Plutoni do e forcojnë edhe më shumë karakterin tuaj gjatë kësaj dite. Keni për të kaluar sfida shumë të vështira. Nën influencën e Neptunin klima në çift do bëhet edhe më harmonike. Dialogu do të rivendoset sërish pas kaq kohësh dhe do diskutoni edhe për tema delikate. Ju beqarët ka shumë mundësi të nisni një histori të këndshme dashurie, e cila me shumë gjasa do vazhdojë gjatë. Në punë do keni marrëdhënie të shkëlqyer edhe me shefat kështu që gjërat do ju ecin sipas parashikimeve. Influenca e planetëve nuk do të preke aspak financat. Ato do jenë përgjithësisht të mbrojtura dhe nuk do keni probleme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Më në fund sot do dilni nga anonimati dhe do bëheni më të njohur. Jeta juaj do marrë më shumë shkëlqim. Nëse keni një lidhje, të gjitha dyshimet apo pengjet që keni për jetën sentimentale duhet t’ia thoni atij që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë do ndiheni më të qetë. Ka mundësi që falë kësaj sjelljeje të afroheni edhe më tepër me partnerin. Ju beqarët që keni ëndërruar prej kohësh dashurinë e madhe duhet të përgatiteni sepse po afron momenti. Në punë do përshtateni shumë mirë me kolegët që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Edhe pse do jetë ditë me fat për financat nuk duhet të hidheni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.

Peshorja

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Sot që në mëngjes do zgjoheni me optimizëm dhe sytë do ju shkëlqejnë. Kjo ditë do favorizojë emocionet e bukura. Falë ndikimit të shumë planetëve, do ketë një rizgjim të pasionit për ju të dashuruarit. Pse të mos qëndroni vetëm për vetëm me partnerin dhe të kaloni për të mrekullueshme së bashku? Sipas Dritare.net, ju beqarët nuk duhet të qëndroni në shtëpi dhe të prisni t’iu bjerë nga qielli dashuria. Dilni dhe kërkojeni atë kudo që të shkoni. Në punë do investoheni me mish e me shpirt, por për fat të keq situata do jetë e tillë që nuk do merrni dot rezultatet e kërkuara. Situata financiare nuk do jetë shumë e keqe nëse tregoheni të arsyeshëm me shpenzimet.

Akrepi

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Mos kërkoni përballje gjatë kësaj dite sepse ashtu do futeni në probleme të vazhdueshme. Ambienti për ju çiftet do jetë i favorshëm për t’u dashuruar qetësisht. Do tregoheni diplomatë kur t’i kërkoni diçka partnerit dhe ai nuk do mund t’iu refuzojë. Ju beqarët do ndihmoheni shumë nga Jupiteri, i cili do iu sjellë një takim impresionues. Mos e humbni mundësinë për t’u njohur mirë me atë person. Në punë mëngjesi do jetë delikat dhe mund të ndiheni të shpërqendruar, por me kalimin e orëve situata do jetë me ndryshe. Mund të hidhni edhe ndonjë hap që më parë nuk kishit mundur. Edhe në planin financiar pritet të ketë një përmirësim të ndjeshëm.

Shigjetari

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Dielli do ju ndihmojë të rishikoni planet që keni bërë dhe të gjeni rrugën më të mirë. Hëna do ndikojë mjaft pozitivisht në jetën sentimentale për ju që jeni çift. Lidhja juaj do jetë edhe më e bukur duke qenë se bashkëpunimi do të rritet dhe do jeni më tolerantë. Drita jeshile do të ndizet edhe për ju beqarët. Në mbrëmje Venusi do iu bëjë një dhuratë shumë të bukur. Në punë do jeni të kujdesshëm me çdo gjë që do ju ndodhë. Do e keni edhe shumë më të lehtë për ndryshime dhe do e merrni çdo gjë me pozitivitet. Do bëni çmenduri me shpenzimet gjatë kësaj dite. Kjo do jetë pika juaj e dobët e cila mund t’iu çojë në probleme serioze.

Bricjapi

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Sa më striktë të tregoheni sot aq më shumë probleme keni për të pasur. Ju të dashuruarit duhet të jeni më të duruar dhe t’i pranoni edhe mendimet e atij që keni në krah. Nëse bëni të kundërtën do keni debate e mosmarrëveshje. Në jetën sentimentale të ju beqarëve nuk do ndodhë ndonjë gjë e re. Edhe sot do vazhdoni të jeni vetëm. Mos bini në pesimizëm. Në punë do shkëlqeni pavarësisht se nuk do bëni shumë përpjekje. Rrethanat do jene të tilla që do ju bëjnë edhe më të famshëm. Nëse e lini pas dore planin financiar, buxheti do fillojë të marrë tatëpjetën. Merrni sa më shpejt masat e duhura.

Ujori

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Gjatë kësaj dite herë do jeni sulmues, herë mbrojtës, por ama përherë të kujdesshëm. Marsi do iu bëjë sharmante dhe te parezistueshëm ju të dashuruarve. Do lundroni gjithë kohës në detin e lumturisë dhe bashkëpunimit dhe do iu duket vetja si në ëndërr. Nëse jeni vetëm, shfrytëzoni të gjitha aftësitë që keni për të bërë për vete atë që iu pëlqen. Planetët do jenë në anën tuaj. Në punë mos zgjidhni rrugën më të shkurtër sepse ajo nuk do ju nxjerrë atje ku dëshironi. Herë pas here do jeni shukmë të shpërqendruar. Në planin financiar duhet me patjetër të këshilloheni me ekspertët. Situata nuk do jetë shumë e favorshme.

Peshqit

Horoskopi i datës 29 korrik 2021

Gjatë kësaj dite Hëna do ju bëjë më konkretë dhe keni për të marrë vendimet e duhura. Për ju të dashuruarit marrëdhënia me partnerin do jetë harmonike dhe e ngrohtë. Do keni dëshirë të kaloni sa më shumë kohë me të dhe do provoni gjëra të reja. Ju beqarët duke i kushtuar shumë rëndësi profesionit do e lini pas dore dashurinë. Kujdes sepse kur të kujtoheni ju do iu ketë harruar ajo. Në punë, vullneti për arritje dhe vendosmëri do ju ndihmojë të kaloni të gjitha pengesat. Nëse po kërkoni punë Jupiteri do iu hapë shumë dyer. Situata financiare do jetë e mirë dhe mund të kryeni investimet që keni menduar prej kohesh. /dritare.net